GAP dhe GSJP, organizojnë diskutimin ‘Kosova dhjetë vjet shtet’

Lajme

GAP dhe GSJP, organizojnë diskutimin ‘Kosova dhjetë vjet shtet’

Më: 22 mars 2018 Në ora: 07:29
Ilustrim

Instituti GAP dhe GSJP organizojnë tryezën e rrumbullakët ” Kosova në Evropë: Dhjetë vjet shtetësi e kontestuar në një fqinjësi të trazuar.

Në vazhdën e publikimit të strategjisë së re të zgjerimit të BE-së, në këtë tryezë të rrumbullakët do të shkëmbehen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale në marrëdhëniet BE-Ballkani Perëndimor në përgjithësi dhe marrëdhëniet BE-Kosovë në veçanti.

Ky diskutim synon të ngrit çështje të tilla si: Çfarë mundësish dhe çfarë rreziqesh bart qasja e tanishme e procesit të Berlinit?

Sa e suksesshme ka qenë ruajtja e shtytjes së një procesi të ngadalësuar të pranimit?

Cilat janë fushat kyçe për implementim, ku duhet të përqendrohet procesi i Berlinit dhe si t’i shfrytëzojmë më së miri mënyrat e reja të bashkëpunimit që janë nisur nga kjo nismë ndërqeveritare?

Si ndërlidhet qasja e tanishme e procesit të Berlinit me strategjinë e zgjerimit të BE-së dhe agjendën e saj politike?

Cilat janë implikimet e Britanisë së Madhe që do të jetë nikoqire e samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit në Londër në vitin 2018?

Cila është perspektiva e tanishme e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi dhe Kosovës në veçanti sa i përket pranimit në BE?

Cilat janë pengesat kryesore që mund të dalin në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në BE dhe si t’i tejkalojnë ato?.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat