Reagimi nga Maqedonia pas ratifikimit të Demarkacionit

Lajme

Reagimi nga Maqedonia pas ratifikimit të Demarkacionit

Më: 21 mars 2018 Në ora: 22:55
Politikani shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti

Politikani shqiptar në Maqedoni, Ali Ahmeti, ka thënë se ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi është hap drejt rrugëtimit evropian.

Ahmeti në një postim në Facebook ka thënë se vendimet e drejta jo gjithmonë janë të lehta.

Sipas tij, Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin euro-atlantik.

“Kosova dhe rajoni po japin prova se janë të palëkundur në përcaktimin dhe përkushtimin e tyre euro-atlantik, andaj dhe meritojnë vlerësim të menjëhershëm nga Brukseli. Bashkimi Evropian në prill dhe qershor duhet të ofrojë provë konkrete të konsensusit të vendeve anëtare mbi domosdoshmërinë e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat