Shprehje interesi për përgatitjen e Dizajneve Konceptuale për pesë ndërtesa shkollore në Komunën e Prishtinës

Lajme

Shprehje interesi për përgatitjen e Dizajneve Konceptuale për pesë ndërtesa shkollore në Komunën e Prishtinës

Më: 21 mars 2018 Në ora: 15:48
Ilustrim


Korporata Ndërkombëtare Financiare, Grupi i Bankës Botërore, Njësia për Këshillëdhënie për Partneritete Publiko Private (PPP), është angazhuar nga Komuna e Prishtinës, Republika e Kosovës ("Komuna") të veprojë si këshilltar kryesor për të ndihmuar Komunën në zbatimin e partneriteteve publike-private për ndërtimin e pesë shkollave të reja dhe ofrimin e shërbimeve të mirëmbajtjes në ato shkolla për një periudhë të caktuar.

Në këtë kontekst, IFC tani shpallë këtë kërkesë për shprehje interesi për firmat arkitekturore (Konsulenti) për përgatitjen e Dizajneve Konceptuale (Arkitekturore) për pesë  ndërtesa shkollore në komunën e Prishtinës në përputhje me Udhëzuesin për Norma dhe Standarde të Nërtesave Shkollore dhe praktikat më të mira ndërkombëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat