Veliu: Faqezinjtë tradhtarë dhe maskarenj e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Lajme

Veliu: Faqezinjtë tradhtarë dhe maskarenj e rrezikojnë të ardhmen e shqiptarëve

Më: 21 mars 2018 Në ora: 08:35
Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu

Kryetari i Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar, Tahir Veliu ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve dhe përpjekjeve të vazhdueshme të klasës politike në Kosovë për votimin e demarkacionit.

Veliu ka thënë se është turp që Luan Haradinaj ka pasur një vëlla të tillë, duke shtuar se ai që po fal territor të Republikës së Kosovës po e shkel gjakun e vëllezërve të vet.

“Vota pro këtij ligji është votë kundër të ardhmes. Ju garantoj se ratifikimi i këtij ligji e rrezikon sigurinë kombëtare të kombit shqiptar, vendimi është në dorën tuaj; nëse sot votoni për, atëherë ju do jeni Esat Pashat e nesërm. Lirinë e lëvizjes, liberalizimin e vizave dhe jetësimin e Shqipërisë së Bashkuar aktualisht e pamundëson kjo klasë politike e çorientuar, e korruptuar, anti-ligjore, haraçiste, tmerrësisht e etur për pushtet dhe servile në raport me bashkësinë ndërkombëtare dhe shtetet fqinje (pushtues të trojeve shqiptare)”, ka shkruar ai.

Tutje, Veliu është i mendimit se “faqezinjtë”, siç ai shprehet, nuk e falin tokën apo pasurinë personale, por gjithmonë falin apo shfrytëzojnë trojet e atdheut.

“Interesant … Faqezinjtë asnjëherë nuk e falin tokën, shtëpinë, apo pasurinë personale por vetëm trojet e Atdheut, pasurinë e kombit dhe i shfrytëzojnë pasuritë e fituara jashtëligjshëm, si plaçkë lufte njëjte sikurse të ishin pushtues; njëjte siç ka vepruar Serbia gjenocidiste në Kosovë, Greqia shoviniste në Çamëri dhe pushtuesit tjerë në trojet tjera, kjo tregon se faqezinjtë e klasës politike nuk janë të çmendur, as të çorientuar por qëllimisht i realizojnë urdhrat e armikut. Sikurse të ishin të çmendur, e kishin fal pasurinë e tyre dhe nuk ishin bërë milionerë në kurriz të interesave madhore të kombit. Dhe në fund, me vite me radhë juve faqezinjve, tradhtarë dhe maskarenj do ju mallkojnë edhe foshnjat në djepa, që u’a mbysni ardhmërinë ende pa lindur”, përfundon reagimi i kryetarit të Lëvizjes për Shqipëri të Bashkuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat