Lista Serbe pjesë e seancës për demarkacionin

Lajme

Lista Serbe pjesë e seancës për demarkacionin

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:20
Ilustrim

Deputetët e Listës Serbe do të jenë pjesë e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës ku pikë e rendit të ditës është çështja e ratifikimit të Demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi.

Megjithatë ndonëse do të jenë pjesë e kësaj seance, ata kanë bërë të ditur që ende nuk janë përcaktuar rreth një vendimi se si do të votojnë për marrëveshjen e demarkacionit.

Seanca për Ratifikimin e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi do të mbahet sot me fillim nga ora 16:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat