Japonia ndan gati gjysmë milion Euro për arsimin, mjekësinë dhe sportin në Kosovë

Lajme

Japonia ndan gati gjysmë milion Euro për arsimin, mjekësinë dhe sportin në Kosovë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 14:01
Ilustrim

Qeveria e Japonisë do të mbështesë dhe të financojë shtatë projekte të cilat kapin vlerën e më shumë se 470 mijë euro.

Skema e projekteve përfituese ka të bëjë me sportin, renovimin e shkollave dhe furnizim me pajisje mjekësore në qytete të ndryshme të Kosovës, thuhet në një njoftim. 

Bëhet e ditur se ndër përfituesit e projekteve do të jenë federate e Xhudos të Kosovës me 45 mijë e 233 euro; Komuna e Shtimes me 60 mijë e 375 euro për furnizim me pajisje mjekësore; Komuna e Gjakovës me 67 mijë e 400 euro për një automjet të ri për zjarrfikës; Komuna e Mitrovicës ka përfituar 80 euro e 735 mijë euro për furnizim me pajisje mjekësore; Komuna e Gjilanit ka përfituar 59 mijë e 188 euro për renovimin e objektit të Shkollës Fillore dhe të Mesme "Esat Berisha"; Komuna e Skenderajt ka përfituar 71 mijë e 070 euro për furnizim me pajisje mjekësore si dhe Komuna e Prishtinës ka përfituar 63 mijë e 070 euro për renovim e objektit të Shkollës Fillore dhe të Mesme "Faik Konica". 

Ndarja e këtyre garantëve u bë në një ceremoni sot në Prishtinë ku të pranishëm ishin disa kryetarë të komunave përfituese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat