Yagcilar paralajmëron tri ligje bazike për administratën

Lajme

Yagcilar paralajmëron tri ligje bazike për administratën

Më: 20 mars 2018 Në ora: 13:22
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar

Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, së bashku me ministrin e Drejtësisë, Abelard Tahiri, u takua sot me shefin e Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, ku u diskutua lidhur me raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian, si dhe angazhimet dhe punën që Kosova është duke bërë drejt reformimit të administratës publike si dhe sundimin e ligjit.

Ministri Yagcilar, fillimisht ka shprehur mirënjohje për BE dhe OECD /SIGMA, për mbështetjen e vazhdueshme në realizimin e projekteve për rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

Ai deklaroi se në këtë vit do të miratohen 3 ligjet bazike, Ligjin për Shërbimin Civil, Ligjin për Organizimin e Administratës Publike dhe Ligjin për Pagat.

Ministri Yagcilar, potencoi se këto tri iniciativa të rëndësishme legjislative do të adresojnë sfidat kryesore për administratën publike, dhe do të krijojnë një bazë të avancuar legjislative për aspiratat tona për një shtet modern dhe evropian.

Ministri gjithashtu, tha se mbetemi të përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që rezultojnë nga MSA, ERA dhe dokumentet tjera strategjike.

Sipas një njoftimi të MAP, shefi i Njësisë për Kosovën në Komisionin Evropian, David Cullen, shfrytzoi rastin të falënderoi ministrin Yagcilar dhe Ministrin Tahiri, të cilët po japin një kontribut të shkëlqyer në këtë proces.

Cullen ka shprehur gatishmërinë e Komisionit Evropian për thellimin e Agjendës Evropiane të Kosovës dhe për mbështetje buxhetore sektoriale që Kosova do të përfitojë rreth 24 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat