Ahmeti: Në prill fillon ndërtimi i Qendrës për personat me Autizëm dhe Sindromën Down

Lajme

Ahmeti: Në prill fillon ndërtimi i Qendrës për personat me Autizëm dhe Sindromën Down

Më: 20 mars 2018 Në ora: 12:29
Foto nga takimi


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbajtur konferencë për media bashkë me nënkryetarin e Komunës së Konyas, Ziya Yalçinkay, lidhur me ndërtimin e Qendrës për personat me Autizëm dhe Sindromën Down.

I pari i Prishtinës tha se ky delegacion ka ardhur që të konkretizojë marrëveshjen për ndërtimin e Qendrës për personat me Autizëm dhe Sindromën Down.

“Sot po fillojmë kurorëzimin e një pune që ka filluar më shumë se një vit kur shoqatat e sindromës doën dhe autizmit kanë filluar iniciativën për ndërtimin e një qendre të tillë. Me TIK-ën gjatë javës së fundit kemi arritur marrëveshje për bashkëfinancim të qendrës ku do të shkojmë që gjysmën e qendrës ta financojmë ne bashkë me fondet e shoqatave dhe gjysmën tjeter Qeveria turke përmes TIK-as”.

Ahmeti bëri të ditur se kostoja e ndërtimit të kësaj qendre është mbi 500 mijë euro.

“Lokacioni është ndarë tek stacioni i autobusëve dhe tashmë jemi në fazën e fundit dhe në fillim të prillit me një delegacion turk do të nis ndërtimi i një qendre të tillë. Kostoja është më shumë se gjysmë milioni euro dhe përveç ndihmës financiare ne kemi kërkuar ndihmë se si duhet të duket kjo qendër dhe si duhet të udhëhiqet. Para disa javësh një delegacion i komunës së Prishtinës kanë vizituar qendrën dhe qytetin e Konyas dhe e kanë parë për së afërmi punën dhe sot në delegacion e kemi pjesën politike dhe shoqerinë civile të komunës dhe pjesën akademike”.

Nënkryetari i komunës së Konyas, Ziya Ylaçinkay, tha se komuna e Konyas është e gatshme të jap kontributin dhe mbështetjen e qendrës në Prishtinë.

Ai bëri të ditur se kjo qendër me 21 mijë metra katrorë hapësirë do të jetë nga qendrat më të mëdha dhe gjithëpërfshirëse në botë.

“Para një kohe të shkurtër është ndërtuar një qendër për personat me autizëm dhe mund të them se kjo qendër është një nga qendrat më të mëdha dhe më gjithëpërfshirëse në botë. Është një qendër që posedon 21 mijë metra katrorë dhe përveç arsimimit, edukimit ofrohen edhe terapi të ndryshme”.

“Besoj se me mbështetjen e të gjithëve do të ndërtohet një qender e suksesshme në Prishtinë. Me dy prill do të bëhet përurimi i qendrës në Prishtinë”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat