Vuçiqi: Shërbimet për dy javë do të flasin për vrasjen e Ivanoviqit

Lajme

Vuçiqi: Shërbimet për dy javë do të flasin për vrasjen e Ivanoviqit

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:30
Oliver Ivanoviqi

Vuçiqi ka thënë dje në një konferencë shtypi se shërbimet serbe të sigurisë për dy javë do të dalin dhe të flasin lidhur me atë se çfarë dijnë pë vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Këtë nuk do ta bëj unë sot, sepse të tjerët do të thoshin se po e keqpërdori këtë tragjedi”, ka thënë Vuqiçi duke lënë të nënkuptohet se ai tashmë di diçka lidhur me këtë.

“Për nja dy javë shërbimet do të tregojnë se çfarë dijnë dhe çfarë duhet të dijnë më shumë”, tha ai.

Në fund Vuçiqi tha se, “nuk mund të them se shumë do të befasihen, por do te befasohen ata që paraprakisht e kanë ditur fajtorin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat