Policia shkatërron rrjetin e drogës në Mitrovicë

Lajme

Policia shkatërron rrjetin e drogës në Mitrovicë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 21:37
Aksioni i Policisë

Në edicionin e fundit të emisionit “Drejtësia në Kosovë” janë transmetuar pamjet e njërit prej aksioneve më të mëdha të këtij viti në Mitrovicën.

Aksioni i cili është realizuar para disa ditësh ka rezultuar me konfiskimin e 81 kilogramëve mariuhanë të cilat ishin të përgatitura për tu shitur në Serbi.  Droga besohet të ketë ardhur nga Shqipëria ndërsa e njëjta përmes Mitrovicës  Veriore ishte destinuar për në tregun Serb.

Polici i Kosovës i cili ka drejtuar aksionin ka shpjeguar në pamjet e transmetuara se rrejti ishte i mirë organizuar dhe profesional në mënyrën se si e ka paketuar drogën. Aktivitetet e hetimeve në Mitrovicë disa herë kanë rezultuar me arrestimin e grupeve kriminale që transportojnë drogë nga Shqipëria nëpërmjet Kosovës për në tregun e Serbisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat