Kush është zyrtari komunal që u korruptua me darka

Lajme

Kush është zyrtari komunal që u korruptua me darka

Më: 17 mars 2018 Në ora: 16:07
Pamje nga gjykimi

Për më tepër, ai po ashtu pohoi se ka mundur t’i ketë lëshuar ndonjëherë Tefik Vitisë ndonjë dokument edhe pa autorizim, ndonëse gjithherë është dashur që të posedojë autorizimin.

Mirëpo, përkundër këtyre, ai deklaroi se asnjëherë nuk ka përfituar nga i akuzuari Vitia, duke shtuar “përveç ndonjë mëngjesi që ka paguar”.

I pyetur nga prokurorja Llugiqi se a ka kontaktuar ndonjëherë përmes telefonit me të akuzuarin Vitia, Bahtijar Sallahu u përgjigj me “po”.

Pas kësaj, prokurorja e ballafaqoi atë me disa përgjime të komunikimeve të bëra në mes tij dhe Tefik Vitisë.

“’Babush në 9 jam aty, boma gati’”, citoi prokurorja fjalët e Tefik Vitisë në njërin nga komunikimet e bëra nëpërmjet telefonit me Bahtijar Sallahun.

Mirëpo, Sallahu deklaroi se pasi që ka kaluar një kohë shumë e gjatë, nuk i kujtohet.

Prokurorja më pas tha se Tefik Vitia ka insistuar, derisa Bahtijari i ka thënë “jo, jo”.

Pas kësaj, Bahtijar Sallahu tha në gjykatore se “sigurisht ka pasur shumë palë dhe nuk ka mundur që ta pranojë”.

Më pas, përmbajtja e komunikimit tjetër të cilin e lexoi në gjykatore prokurorja nis me fjalët e Tefik Vitisë drejtuar Bahtijar Sallahut “shumë shok të madh të kom”, derisa Bahtijar Sallahu këtij komunikimi i është përgjigjur me “ni sen s’po guxoj, s’po guxoj, shko te Rexha, hajt se ta kryn”.

Sipas aktakuzës, Selman Krasniqi dhe Bahtijar Sallahu, akuzohen për kohën sa ishin duke punuar në Komunën e Prishtinës në pozitën zyrtarë të gjendjes civile.

Prokuroria ngarkon të njëjtit se kanë shfrytëzuar detyrat dhe autoritetin zyrtar, me qëllim të përfitimit për të akuzuarin tjetër, Tefik Vitia, për të cilin prokuroria pretendon se ka bashkëpunuar me Krasniqin e Sallahun me qëllim që t’i sigurojnë dokumente zyrtare, ku këto dokumente janë plotësuar më pas sipas nevojave të klientëve dhe të njëjtit janë përdorur si origjinalë.

Ndërkaq, tre të tjerët, Nazmi Luta, Ersin Bushra dhe Ramadan Rukovci, akuzohen se në bashkëkryerje kanë shërbyer si ndërmjetësues për gjetjen e klientëve për të akuzuarin Tefik Vitia.

Para se të bëhej rikualifikimi i veprës penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të detyrës, këta të tre ngarkoheshin vetëm me veprën penale të keqpërdorimit të detyrës apo autoritetit zyrtar.

Përveç kësaj vepre penale, Bushra ngarkohet edhe për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, për të cilën e ka pranuar fajësinë.

Tefik Vitia, akuzohet për kryerje të veprës penale mashtrim, kurse Selman Krasniqi për falsifikim të dokumenteve, vepër kjo e cila tani më është parashkruar.

Për këtë vepër, Selmani akuzohet se më 6 janar të vitit 2011 ka falsifikuar dhe përpiluar dokumentin zyrtar, Deklaratën e bashkësisë familjare në emër të të akuzuarit tjetër Ersin Bushrës, të lëshuar kinse nga Zyra e Gjendjes Civile në Bashkësinë lokale në Matiqan, të nënshkruar nga ai.

Prokuroria pretendon se pas verifikimit të vërtetësisë së këtij dokumenti, ka dalë që ky dokument nuk është lëshuar nga zyra e lartcekur, por sipas njoftimit të Agjencionit të Regjistrimit Civil (ARC) ka rezultuar se ky dokument nuk ekziston me numër serik në Programin e Gjendjes Civile, por me këtë numër ekziston një person tjetër në komunën e Vushtrrisë, çka nënkupton se dokumenti është falsifikuar nga ana e të akuzuarit Krasniqi./kallxo.com

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat