Ish-e dashura Anxhelina Shala i jep “goditjen” e radhës deputetit Haxhi Shala!

Lajme

Ish-e dashura Anxhelina Shala i jep “goditjen” e radhës deputetit Haxhi Shala!

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:58
Haxhi Shala dhe ish e dashura e tij Anxhelina Shala

Thumbimet në adresë të deputetit Haxhi Shala nga ish e dashura e tij Anxhelina Shala, nuk kanë të ndalur.

Madje, sapo mendohet se i dha fund kësaj historie dhe u mbyll gjithçka Anxhelina rikthehet me ‘goditje’ më të mëdha se asnjëherë tjetër.Para pak çastesh Anxhelina ka publikuar një fotografi e cila mban fjalë me kunja adresuar kujt tjetër pos deputetit në fjalë si ish i dashuri i saj dikur. Përmes fjalëve të përzgjedhura, modelja Shala ka bërë të kuptohet se sa është lënduar nga e gjithë kjo histori e përfshirë e cila pa fije dyshimi do e ndjekë nga pas gjithë jetën.

Derisa, deputeti Haxhi Shala ka kohë prej se qëndron në heshtje pa i dhënë shkas shtypit rozë për t’u marr me ndonjë reagim apo komentim nga ana e tij në lidhje me deklaratat e ‘goditjet’ e adresuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat