“Në Kosovë u kthyen 6.790 serbë që nga viti 2004”

Lajme

“Në Kosovë u kthyen 6.790 serbë që nga viti 2004”

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Ministri për Kthim dhe Komunitete dhe zëvendëskryeministri Dalibor Jevtiq, ka bërë të ditur se nga programin i vitit 2004 deri më sot, në Kosovë janë kthyer 6,790 serbë.

“Masakra ishte një goditje shtesë pas largimit të dhunshëm të serbëve në vitin 1999. Në mars të vitit 2004, disa vende janë zbrazur plotësisht dhe nuk kemi mundësi t’i kthejmë njerëzit atje”, ka thënë Jevtiq.

Ai ka thënë se problem me kthimin e serbëve të zhvendosur në Kosovë nuk është vetëm një çështje e sigurisë, por edhe ekonomia dhe pronat e uzurpuar.

Sipas tij, situata në Kosovë tani është më e mirë.

“Ne nuk kemi problemet që kishim vite më parë, për shembull, problemi i lirisë së lëvizjes, përveç në Gjakovë dhe Suharekë, ku serbët nuk mund të lëvizin pa përcjellje të policisë. Ndërsa për kthimin është shqetësuese, nuk është vetëm çështja e sigurisë, por edhe ekonomia. Dikush mund të vendosin të kthehen kur të gjitha gjërat të merren parasysh”, ka thënë Jevtiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat