Rakiq: Qëndrojmë në Kosovë, nuk na frikëson asgjë

Lajme

Rakiq: Qëndrojmë në Kosovë, nuk na frikëson asgjë

Më: 17 mars 2018 Në ora: 12:12
Goran Rakiq

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se të mbijetuarit e ngjarjeve të marsit të para katërmbëdhjetë vjetësh dhe të gjithë serbët tjerë nderojnë ata që vdiqën atë ditë duke mos u larguar nga Kosova.

Në një adresim me rastin e shënimit të kësaj dite, kur sipas tij shqiptarët synuan të bënin spastrim etnik ndaj serbëve, duke djegur 35 manastire dhe mbi 800 shtëpi, ai ka kërkuar drejtësi dhe vënien para saj të fajtorëve.

“Ne e kemi për detyrë të kujtojmë viktimat e këtij krimi dhe të kërkojmë dënimin  fajtorëve, si dhe të mos lejojmë kurrë që kjo gjë të përsëritet. Megjithëse mosdënimi i krimeve ndaj serbëve është bërë praktikë në këto gjykata, ne duhet të luftojmë që drejtësia të shkojë në vend”.

“Ne sot jetojmë në Kosove dhe kjo është dëshmia më e mirë se kriminelët nuk mund të na frikësojnë dhe se viktimat nuk janë harruar. Vazhdimësia jonë këtu është detyrim ndaj të gjithë të vrarëve në vjetët, dekadat dhe shekujt në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat