Shkrimi i botuar te “Bota sot” në vitin 2014, që parashikoi ndarjen e Vetëvendosjes

Lajme

Shkrimi i botuar te “Bota sot” në vitin 2014, që parashikoi ndarjen e Vetëvendosjes

Nga: D.RR Më: 15 mars 2018 Në ora: 21:35
Vetëvendosje

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat dhe njohës i çështjeve politike, Gazmend Islami, në një opinion të tij të botuar në gazetën “Bota sot” në vitin 2014, me titull “A po e fut në kurth SHIK-u, Kurtin-Ahmetin?!?!”, kishte parashikuar gjendjen e aktuale të Lëvizjes Vetëvendosje që po ndodh sot.

“...Shpend Ahmeti mendoj se nuk e di që Kadri Veseli do të bëjë të pamundurën që Prishtinën nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit ta bëjë qytet shembull për të mirë, do ti japin edhe përkrahje financiare vetëm e vetëm që pozicioni i Albin Kurtit dhe përkrahësve të tij të zbehet”,-kishte shkruar Islami për “Bota sot” para 4 viteve.

Image
Gazmend Islami

“Ndoshta edhe mund të jem gabim por intuita ime më thotë se diçka nuk është mirë, bunkerizimi, centralizimi jo demokracia e brendshme nuk ka se si të sjellë të mira, aty vetëm pëlcitja pritet... Në pamje të parë kur të lexohet ky shkrim nuk do të shihet mirë nga shumë miq të mi që kam brenda këtij subjekti por në planin afatgjatë mendoj se do të kem të drejt sepse vetëm çiltërsia edhe mos depërtimi i mbeturinave”,- ishin disa rreshta të tjerë në këtë opinion.

Opinioni i plotë i Gazmend Islamit:

Lufta se kush po sjellë kuadro të dëgjueshëm është pjellë e SHIK-ut. Kujdes LVV rrëshqet drejt vijave të pa definuara, Prishtina nuk është Kosova, Kosova nuk është Shqipëria....

Që Kosova është Sui-generis e dimë tash të gjithë, por gjërat që po ndodhin në këtë kohë më bëjnë të mendoj për mentalitetin tonë, që nuk është as Evropian, as ballkanik, as aziatik por një mentalitet që donë studim të mirëfilltë prej kohës së lashtë e deri në ditët tona. Pa dashur që të hymë në detaje veç e veç dua të merrem me fenomenin e ditëve të fundit që ka filluar pak para zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Lëvizjet politike që po bahen në Kosovë para zgjedhjeve, nuk janë gjë tjetër vetëm dashuri për pushtetin e jo për shtetin, dashuri për veten e jo për shoqërinë, dashuri jo për programin politik të partisë, po dashuri për programin e vet jetësor, pra një lojë që e përjetoj tash e 15 vite në Kosovë nga të gjitha partitë politike.

Këtu mungon sinqeriteti, mungon transparenca mungon edhe morali. Kalimi i deputetëve nga një parti në tjetrën është një modë e vjetër, ky lloj kalimi që i ngjan martesave për letra, duke lanë burrin e parë është një traditë neveritëse. Këto imitime që bëhen nga partitë në Kosovë po vazhdojnë me traditat të njëjta pa ndryshuar bazën e politikës. “Kësaj i thonë mama djalin të them përpara....” Orientimi i LVV në të majtë nuk ka asgjë të keqe sikur aty të mos ishin edhe të djathtë edhe liberalët edhe të gjel bërtit edhe komunistët edhe Salafistët edhe të birit e dreqit , pra një çorbë e përzier që ka filluar ti vije era. Ardhja e gjithë atyre që nuk e dinë as vet pse janë aty ,së shpejti do të sjellin problemet që do të jenë më të mëdha sesa mendon vet lideri Albin Kurti. Kurti ka dy probleme për të menagjuar për momentin, me të kënaqurit dhe besnikët e tij që mundohen të qëndrojnë edhe të mbajnë idealizimin e tyre që ka filluar të zbehet dhe pjesën tjetër që vijnë nga qendra urbane që po mobilizohen për çdo ditë e ma shumë. Kjo sort të cilët jo që janë aq besnik të programit dhe idealit të LVV, por me intuitën e tyre se vetëm përmes LVV edhe liderit të tyre mund të kapen nga pushteti të cilin e ëndërruan më herët por mbetën të zhgënjyer, e tash ajo dashuri për pushtetin e jo shtetin ka dal të bëhet realitet.

Nuk do të dihej shpejt se do të ndodh kështu deri sa u fitua Prishtina, , e kapur nga fëmijët e lazdruar edhe e kapur nga fëmijët e përdhelur nuk ka si të shkoj mirë sepse kjo çorbë nuk po ka shije. Sa herë bëhet luftë për pushtet, ose për shpëtimin e vetes në pushtet, politikanët të ardhur në LVV manifestojnë një forcë mahnitëse, këta e kuptojnë se me mjete të ligjshme nuk mund të kenë përkrahjen e fuqishme, këta duke u mobilizuar rinin e shëndosh kundër pushtetit dhe duke shfrytëzuar gardën e vjetër të revolucionarëve bëhen flamurtar të patriotizmit të cilin nuk e kanë të trashëguar e as të rrënjosur.

Promovimi i tyre që bëhet çdo kund e në çdo vend nuk është gjë tjetër vetëm patriotizëm i rrejshëm. Po dua të bëjë një krahasim mes partive politike në Kosovë dhe partive politike në vendet me demokraci të zhvilluar, ndalem në sistemin politik të Gjermanis Sistemi i tyre i zgjedhjeve, ngritja edhe rënia e personaliteteve politike. Në politikën e këtyre vendeve ngritja bëhet graduale dhe në formë të sigurt, mund të marrësh bekimin e partisë për tu bërë deputet vetëm atëherë kur lidhja juaj me subjektin është aq e madhe si mishi me kockën pra një bashkë dyzim , tek ne e gjithë politika bëhet në lidhjet edhe përfitimet që mund ti kesh nëse hynë në njërin apo subjektin tjetër tek ne nuk ka rëndësi sesa i majtë apo i djathtë mund të jesh sesa liberal apo i qendrës apo i gjelbër këtë nuk e pengon partinë vetëm sesa ta shoh interesin e vet se deri ku mund të shkoj. Me këtë pështjellim ka filluar edhe LVV , e që SHIK-u nuk ka se si të mos jetë në lojë.

Struktura e saj shumë mirë e organizuar, e cila jo që është e përkryer në aspektin kriminal por super e përkryer ka ngul këmbët thellë në themelin e LVV. Këta me injorimin e tyre që i bëjnë bazës edhe asaj shtrese që është më e shëndosha në kuptimin e asaj që besojnë edhe punojnë në realizimin e programit politik të LVV, bëjnë gabimin më fatal që mund ta bëjë një subjekt me papjekurin politike. Mendja e tyre se Prishtina e fituar do të jetë model për zgjedhjet e përgjithshme, do të dal se është një mendim i gabuar. Të gjithë këta faktor do të ndikojnë në dobësimin e saj nëse këto probleme nuk sajohen me kohë, kjo gjendje që është sot, kjo ma kujton kohën menjëherë pas zgjedhjeve të vitit 2010 ku LVV bëri të njëjtat gabime sikur këto që po bënë sot. Por nuk do të jetë vetëm ky problem për momentin, sikur të mos ishte edhe SHIK-u, ku është faktori numër që do të përçaj pas zgjedhjeve strukturat, të porositurit e SHIK-ut që nuk do të kalojnë që të jenë deputet do ta fillojnë ofensivën përbrenda subjektit që të shkatërrojnë qelizat e shëndosha e kur kësaj ti shtohet edhe përkrahje që është duke marrë Shpend Ahmeti nga bashkësia ndërkombëtare por edhe nga vet PDK-ja e gjegjësisht SHIK-u ,sfida do të jetë e madhe për të mundur të mbahet baraspesha.

Shpendi mendoj se nuk e di që Kadri Veseli do të bëjë të pamundurën që Prishtinën nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit ta bëjë qytet shembull për të mirë, do ti japin edhe përkrahje financiare vetëm e vetëm që pozicioni i Albin Kurtit dhe përkrahësve të tij të zbehet. Më së mirë shihet lufta mediatike që ka filluar kundër Kurtit edhe në përkrahje të Ahmetit i cili po përgatit terrenin që edhe pa LVV mund të mbaj Prishtinën me një subjekt të ri, apo me LVV e që vet mund të jetë në krye të saj. Ndoshta edhe mund të jem gabim por intuita ime më thotë se diçka nuk është mirë, bunkerizimi, centralizimi jo demokracia e brendshme nuk ka se si të sjellë të mira, aty vetëm pëlcitja pritet... Në pamje të parë kur të lexohet ky shkrim nuk do të shihet mirë nga shumë miq të mi që kam brenda këtij subjekti por në planin afatgjatë mendoj se do të kem të drejt sepse vetëm çiltërsia edhe mos depërtimi i mbeturinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat