Rusia kundërshton formimin e Ushtrisë së Kosovës

Lajme

Rusia kundërshton formimin e Ushtrisë së Kosovës

Më: 15 mars 2018 Në ora: 14:58
Maria Zaharova

Rusia ka dalë kundër idesë së formimit të Ushtrisë së Kosovës, duke u lidhur në deklaratën e zyrtarit amerikan, Wess Mitchell, që tha ditë më parë në Beograd se Kosova e ka këtë të drejtë

Drejtorja e Zyrës për Informim në Ministrinë e Jashtme të Rusisë, Maria Zaharova, ka përcjell qëndrimin e kësaj ministrie rreth Forcave të Armatosura të Kosovës, shkruan Kim.

“Formimi i Ushtrisë së Kosovës – strukturë që kurrë nuk iu ka ofruar strukturës shtetërore, është duke e tensionuar më shumë e më shumë situatën”, ka thënë ajo.

“Ushtria e Kosovës do të jetë një faktor shtesë i mosstabilitetit të kontinentin evropian”.

“Ajo do të jetë një strukturë, ashtu sikurse “struktura e shtetit të Kosovës”, sikurse synimet për ndarjen e Kosovës nga një shtet i pavarur dhe sovran (Serbia)”.

Ndihmës sekretari i Shtetit të ShBa për Evropë dhe Azi, Wess Mitchell, tha në Beograd se Kosova ka të drejtë të ketë ushtrinë dhe që ajo nuk do të jetë kërcënim për serbët dhe as Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat