Vuçiq: Nuk do të ketë asgjë nga formimi i asociacionit

Lajme

Vuçiq: Nuk do të ketë asgjë nga formimi i asociacionit

Më: 14 mars 2018 Në ora: 13:27
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sot se Serbia dhe SHBA-ja nuk pajtohen rreth formimit të ushtrisë së Kosovës, ndërsa sa i përket asociacionit të komunave me shumicë serbe u shpreh se me siguri nuk do të ketë asgjë.

Ai pas takimit me ndihmës sekretarin e SHBA-së, Wess Mitchell, tha se Serbia dhe SHBA kanë qëndrime të ndryshme sa i përket Kosovës.

“E dimë se Kosova është pengesa më e vështirë, andaj Serbia është e gatshme të bisedojë për kompromiset e mundshme, por jo edhe përuljet. Çdo kompromis është i vështirë, por duhet ta pranojë edhe pala e dytë dhe e tretë”, tha Vuçiq.

Kreu i shtetit serb është deklaruar edhe dialogut në Bruksel, për të cilin ka thënë se Serbia është duke përmbushur të gjitha obligimet e veta që dalin nga marrëveshjet e arritura me Kosovën.

“Shqiptarët kanë pasur vetëm nga kjo marrëveshje juridike ndërkombëtare, dhe kjo është asociacioni i komunave serbe, dhe këtë nuk e ka përmbushur. Duhet të jem i hapur, mendoj se nga kjo nuk do të ketë asgjë”, tha Vuçiq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat