Gjenerali amerikan alarmon në Kongres: Serbia na brengos më së shumti...

Lajme

Gjenerali amerikan alarmon në Kongres: Serbia na brengos më së shumti...

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:42
Curtis Scaparrotti

Komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë ka dëshmuar para Senatit Amerikan për ndikimin rus në Ballkan. Para Senatit ai ka thënë se shqetësimi më i madh në Ballkan është Serbia

Duke iu përgjigjur senatorit Tom Cotton, gjenerali Curtis Scaparrotti, tha se në këtë kontekst, pra në rrafshin e ndikimit rus në vendet e Ballkanit, Serbia është shqetësimi më i madh.

Scaparrotti, kur u pyet nëse Serbia apo Republika Serbe në Bosnjë, përbënin shqetësimin kryesor, tha se ishte pikërisht Serbia.

“A mund të jesh më specifik dhe të thuash më shumë se në cilat shtete të Ballkanit janë më problematike dhe më shqetësuese sa i përket ndikimit rus”, ishte pyetja e senatorit Cotton.

“Mendoj që Serbia në veçanti, ka një lidhje..”, është përgjigjur komandanti.

Lajmin e plotë mund ta lexoni KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat