Sheshel: Mitchell sjell ultimatumin për Kosovën

Lajme

Sheshel: Mitchell sjell ultimatumin për Kosovën

Më: 13 mars 2018 Në ora: 12:25
Kreu i radikalëve serbë Vojislav Sheshel

Kreu i radikalëve serbë Vojislav Sheshel deklaroi sot se presionet e SHBA-së mbi Serbinë janë duke u forcuar dhe po hyjnë në një fazë shumë serioze.

Kjo, sipas tij, shihet me ardhjen e zyrtarit amerikan Wess Mitchell, i cili sipas Sheshel, do t’i dërgojë ultimatumin Serbisë që të pranojë hyrjen e Kosovës në OKB dhe të bëjë presion mbi kreun shtetëror që t’i vendosë sanksione Rusisë.

Ai shtoi se nëse SHBA me “thikë nën fyt” do të detyrojnë presidentin serb që të pranojë Kosovën, kjo do të nënkuptonte “fillimin e fundit të Serbisë”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat