Rusia: Është gënjeshtër që ishim të përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri

Lajme

Rusia: Është gënjeshtër që ishim të përfshirë në zgjedhjet në Shqipëri

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:43
Foto

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë ka reaguar sot duke thënë se pohimet për ndërhyrje të tyre në zgjedhjet e vitit 2017 në Shqipëri janë absurde dhe që kanë për synim prishjen e marrëdhënieve mes Moskës dhe Tiranës.

Më 6 mars një revistë amerikane “Mader Jones” dhe disa media nëpër Shqipëri kanë raportuar për përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet parlamentare shqiptare.

“Ky material është një absurditet tjetër për keqardhje që nuk vlen të komentohet shumë. Spekulime të tilla janë pjesë e një kampanje të diskreditimit, duke shpërndarë gënjeshtra nëpër mediat Perëndimore kundër Rusisë”, shkruan në reagimin e Ministrisë së Jashtme së Rusisë

Qëllimi i publikimit të këtij artikulli, sipas diplomacisë ruse, është shtrembërimi i pamjes së Rusisë dhe pengimi i ndonjë progresi në bashkëpunimin mes Tiranës dhe Rusisë.

“Konfirmojnë edhe një herë se kemi gatishmëri për kontakt dhe bashkëpunim të hapur me të gjitha forcat në Shqipëri me synim të dialogut të mirëfilltë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat