A po bien mësuesit viktimë e luftës speciale mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës në Qeveri

Lajme

A po bien mësuesit viktimë e luftës speciale mes PDK-së, AAK-së dhe Nismës në Qeveri

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:35
Ramushi, Veseli dhe Limaj

Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe të mesme sot kanë hyrë në një grevë gjithëditore si presion mbi Qeverinë për të përmbushur kërkesat e tyre. Sindikata e Bashkuar e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), ka paralajmëruar se në rast të mospërmbushjes së kërkesave, do të detyrohet që të thërrasë grevë sërish deri në plotësimin e kërkesave.

Projektligji parasheh kompensimin financiar të arsimtarëve që punuan gjatë viteve të ’90-ta, në kushtet e okupimit serb. Por, përkundër afrimit të marrëveshjes mes SBASHK dhe Qeverisë, rrugëtimi i Projektligjit drejt aprovimit në Kuvend ka ngecur te Ministria e Financave. Një reagim i SBASHK lë të kuptohet se mësuesit po mbesin peng i një lufte politike brenda Qeverisë mes eksponentëve të koalicionit, që mund të kenë qëllime elektorale lidhur me këtë çështje.

Lajmin e plotë e gjeni te Mediat Shqiptare duke klikuar KËTU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat