“Nuk është hera e parë që dikush po ushtron presion ndaj Serbisë”

Lajme

“Nuk është hera e parë që dikush po ushtron presion ndaj Serbisë”

Më: 11 mars 2018 Në ora: 21:05
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, deklaroi sot se vendi i tij nuk do të bëjë asgjë në dëm të interesave të veta jetike kombëtare dhe se nuk ka presione për njohjen e Kosovës.

Duke komentuar shkrimin e gazetës “ Veçernje Novosti”, se SHBA ka përgatitur një "pako speciale për Kosovën” në katër pika, të cilat javëve të ardhshme mund t’i prezantohen së pari presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, Vulin u shpreh se të gjithë mund të thonë çfarë të duan dhe të spekulojnë, por se shteti i Serbisë nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj.

Sipas tij, "marrëveshja e Brukselit në mënyrën se si është negociuar nga Vuçiq ndihmon që Serbia të mbetet në territorin e Kosovës dhe për këtë ajo edhe sabotohet”

"Kjo nuk është hera e parë që i bëjnë presion Qeverisë së Serbisë dhe në vend të parë presidentit të Republikës së Aleksandar Vuçiq, por ai është një njeri që përballet shkëlqyeshëm me presionin dhe e di se si të përballet me dëshirat e fuqive të mëdha që të na vënë aty ku ata mendojnë se duhet, dhe të mos pyesin qytetarët e Serbisë dhe vendin tonë për atë që mendojnë", ka thënë Vulin në Srebrenicë.

Ai gjithashtu ka thënë se Asociacioni i komunave serbe tashmë është përcaktuar me marrëveshjen e Brukselit dhe se të gjitha çështjet e mundshme të reja mund të trajtohen në negociatat e reja, por nuk mund të kthehen prapa vazhdimisht dhe nuk mund të ketë lëshime për diçka që është marrë tashmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat