Gjuriq i “tmerruar” nga lirimi i Fatmir Limjat

Lajme

Gjuriq i “tmerruar” nga lirimi i Fatmir Limjat

Më: 9 mars 2018 Në ora: 17:50
Fatmir Limaj

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka komentuar për lirimin e Fatmir Limajt nga të gjitha akuzat që ishte ngarkuar për krime lufte.

Gjuriq ka thënë se është i tmerruar nga lirimi i tij dhe është irrituar gjithashtu me funksionimin e bashkësisë ndërkombëtare në lidhje me sigurimin e funksionalitetit të gjyqësorit.

“Unë jam i tmerruar edhe nga fakti se institucionet ndërkombëtare duhet të ofrojnë funksionalitetin e drejtësisë…”, ka thënë Gjuriq.

Ai ka thënë se Serbia nuk e ka ndryshuar politikën e saj në këtë drejtim, andaj do të vazhdoj gjithmonë që përgjegjësit për krime lufte të dalin para drejtësisë, “do të vazhdojmë me këtë politikë edhe në të ardhmen”.

Kujtojmë, se Gjykata Themelore e Gjakovës e ka liruar zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj nga akuzat për krime lufte. Limaj dyshohej se si komandant i Brigadës 121 të UÇK-së nuk ka ndërmarrë masa për ta parandaluar vrasjen e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binishit.

Vrasja e Ramiz Hoxhës dhe Selman Binisht kishte ndodhur në fshatin Bellanicë të Malishevës në vitin 1998. Ata dyshoheshin se ishin bashkëpunëtorë të regjimit të atëhershëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat