Sherbexhia: “Gënjeshtër dhe keqpërdorim i emrit tim”

Lajme

Sherbexhia: “Gënjeshtër dhe keqpërdorim i emrit tim”

Më: 8 mars 2018 Në ora: 13:11
Rade Sherbexhija

Aktori serb Rade Sherbexhija sot ka demantuar shkrimet e medieve se një regjisori të ri nga Kosova i ka ofruar të luaj në filmin e tij mbi Adem Jasharin.

“Me rastin e shkrimit në Telegraf, dhe besoj edhe në gazetat tjera, të cilat nuk i kam lexuar, sepse gjendem në Los Angjelos, ku jam duke xhiruar një TV serial dhe nuk kam kohë të merrem me thashethemet e medieve, se unë, nëpërmes të mikut tim Enver Petrovcit, i jam ofruar një regjisori të ri të filmit  të luaj në filmin e tij mbi Jasharin, deklaroj se kjo është një gënjeshtër”, ka porositur Sherbexhija.

Ai në deklaratën me shkrim ka vlerësuar se “kjo është përpjekje e regjisori të ri ta kthejë vëmendjen në projektin e vet, duke e keqpërdorur emrin tim”.

“Është plotësisht e pakuptimtë që mua të më ofrohet ta luaj atë rol, siç është plotësisht e pakuptimtë që dikush mund të besojë që unë kisha pranuar një ofertë të tillë”, ka thënë Sherbexhija.

“Atij regjisori të filmit mund t’i porosisë se unë kam qenë mik me shumë aktorë të mëdhenj shqiptarë, me Bekim Fehmiun, Faruk dhe Istref Begollin, Enver Petrovcin dhe me shumë të tjerë… Dhe i mbajë në zemrën dhe kujtimin tim,  jo si artistë madhështorë, por si njerëz të ndershëm dhe të mrekullueshëm, të cilët kanë qenë krenarë dhe e mbi të gjitha e kanë dashur të vërtetën”, ka theksuar Sherbexhija

“Nëse dëshiron të merret me artë të vërtetë”, ka pretenduar Sherbexhija, “ai regjisor i ri i filmit duhet ta dijë se e vërteta është kushti i parë për t’u bërë artist”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat