Dita Botërore e Gruas, Qerimi: S’ka festë – gratë në grevë

Lajme

Dita Botërore e Gruas, Qerimi: S’ka festë – gratë në grevë

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:27
Agnesa Qerimi

Sot më 8 Mars, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe shoqata tjera mbështeste, kanë vendosur që të protestojnë dhe mos të festojnë, sepse nuk është arritur drejtësi gjinore dhe shoqërore, kështu tha Agnesa Qerimi organizatore e aktivitetit, “Marshojmë s`festojmë gratë në grevë”.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës dhe shoqata tjera mbështeste, kanë vendosur që të protestojnë dhe mos të festojnë, tha Qerimi.

“Kundërshtojmë dhe luftojmë papunësinë dhe varfërinë, e cila është formë e dhunës strukturore që ushtrohet ndaj qytetareve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës. Sot më 8 mars nga ora 12:00 mblidhemi tek sheshi Zahir Pajaziti, duke parakaluar rrugëve kryesore të kryeqytetit për t’i treguar edhe njëherë komuniteteve tona lokale dhe globale se ne do të angazhohemi pavarësisht sfidave për një shoqëri të barabartë”, tha ajo.

Marshi, sipas saj, nuk përfundon këtu, gratë do të vazhdojmë me grevë, me protestë dhe rezistencë politike ndaj padrejtësive patriarkale dhe shoqërore.

Qerimi apelon që gratë dhe të gjithë që ndihen të shtypur nga në baza gjinore, të dalin në grevë dhe do të refuzojmë të punojmë.

“Do të dalim nga kuzhinat, universitetet, shkollat, dhomat e gjumit, fabrikat, spitalet dhe zyrat. Do hyjmë në grevë për të gjithë punën e shumëfishtë që e bëjmë të paguar dhe të pa paguar”, thotë ajo.

Qerimi uron që të ketë sa më shumë protestues edhe pse është një ditë me shi.

Gratë, thotë ajo, nuk janë vetëm gjinia e bukur, por atyre u takon më shumë, ato kërkojnë që të ndalen diskriminimi gjinor, racorë, e tjera, por kërkojnë edhe punë e sigurim shëndetësor, e shumë të drejta të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat