Kusari i ikë pyetjes se a është pjesë e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Lajme

Kusari i ikë pyetjes se a është pjesë e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 17:45
Mimoza Kusari

Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, e ka pyetur Mimoza Kusarin se a është ndërhyrje direkte me qenë pjesë e Këshillit Drejtues të Universitetit të Gjakovës. Ajo ka thënë se pavarësisht protestave të studentëve Kusari ka vazhduar të qëndroj në Këshillin Drejtues, duke aluduar se Universiteti i Gjakovës është ranguar shumë poshtë sa i përket cilësisë në arsim.

Por këtyre pyetjeve ka refuzuar që t’i përgjigjet Mimoza Kusari duke i thënë Haxhiut se mund të caktojmë seanca të reja për të debatuar për këtë çështje dhe se sot janë mbledhur për të diskutuar tema të tjera.

Pyetja e Haxhiut ka ardhur si pasojë e akuzave që Kusari i ka drejtuar Qeverisë sa i përket çështjes së përjashtimit të Kosovës nga EQAR.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat