Daçiq falënderon Korenë Veriore për mos njohjen e Kosovës

Lajme

Daçiq falënderon Korenë Veriore për mos njohjen e Kosovës

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:28
Vendi komunist përfaqësohet nën ombrellën e Rumanisë dhe është pjesë e ambasadave jo-rezidente.

Ivica Daçiq, ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka takuar ambasadorin e Republikës së Koresë së Veriut, Ri Pyong Du në Beograd. Daçiq aty falënderoi Korenë Veriore për mos njohjen e shtetësisë së Kosovës.

Vendi komunist përfaqësohet nën ombrellën e Rumanisë dhe është pjesë e ambasadave jo-rezidente.

Daçiq ka thënë se dy shtetet nuk kanë asnjë çështje të hapur dhe ndër tjerash ka shrehur mirënjohje për Korenë Veriore si një nga shtetet që nuk njeh pavarësinë e Kosovës.

Serbia ka shprehur qëndrimin zyrtar duke thënë se presin që ky qëndrim i Koresë Veriore ndaj Kosovës të vazhdojë të mbetet i tillë.

Ministri serb bëri të ditur qëndrimin e shtetit të tij për zgjidhjen e çështjes së armëve nukleare të Koresë Veriore, duke thënë që mbështesin trajtimin e kësaj teme me mjete paqësore. Daçiq po ashtu ka mirëpritur përmirësimin e marrëdhënieve në mes të dy Koreve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat