Incidenti i autobusit, shtetasit e Kosovës pritet të nisen së shpejti në Kosovë

Lajme

Incidenti i autobusit, shtetasit e Kosovës pritet të nisen së shpejti në Kosovë

Më: 4 mars 2018 Në ora: 16:31
Ilustrim

Ministria e Punëve të Jashtme është njoftuar nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, se një autobus i linjës Gjermani-Kosovë, i cili po transportonte shumicën e udhëtarëve nga Kosova, kishte marrë flakë në rrugë e sipër derisa ndodhej rreth 30 km në afërsi të kufirit shtetëror Kroaci-Serbi, në pjesën kroate.

Ministria e Punëve të Jashtme nga informacionet e pranuara nga kontaktet me autoritetet policore atje, konfirmon se nuk ka asnjë qytetarë të lënduar dhe çdo gjë është në rregull, duke përfshirë dokumentacionin e tyre.

Në njoftimin e kësaj ministrie thuhet se të gjithë shtetasit e Kosovës janë në një vend të sigurt, respektivisht në Qendrën e Kryqit të Kuq në afërsi të kufirit, përderisa autobusi tjetër është në rrugë e sipër dhe pritet që të arrijë në çdo moment për t’i marrë ata dhe transportuar për në Kosovë.

Për këtë çështje, Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci ka qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me kompaninë përgjegjëse transportuese. 

Autoritetet kroate tashmë kanë filluar hetimet në lidhje me shkaqet e zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat