“Anonymous Albania” sulmon faqet zyrtare të qeverisë serbe: Shqipëri etnike!

Lajme

“Anonymous Albania” sulmon faqet zyrtare të qeverisë serbe: Shqipëri etnike!

Më: 4 mars 2018 Në ora: 10:11
Anonymous Albania

Kanë sulmuar disa herë faqet e qeverisë shqiptare, përfshirë edhe profilin zyrtar të Kryeministrit Edi Rama në Facebook, por kësaj radhe “AnonymousAlbania” duket se kanë “qëlluar” jashtë kufijve.

Grupi i njohur i hakerave shqiptarë ka njoftuar në rrjetet sociale se ka sulmuar të gjitha faqet zyrtare të shtetit dhe qeverisë serbe.

“AnonymousAlbania” pretendon se të gjitha faqet e qeverisë së Serbisë kanë dalë jashtë funksionit.

Me sa duket kjo ka qenë një hakmarrje e vonuar e hakerave shqiptarë , të cilët e konsiderojnë Serbinë si shtet nazist.

Në një postim në Facebook, “Anonymous Albania” shkruan se:

Sulmohen Faqet e qeveris se Serbis te gjitha jan jasht funksionit
#ShqipëriEtnike #HakeratShqiptar

Duke e pasur parasysh një Serbi Naziste dhe europa gjithher i ka mbyll syt

Shqipëria Kurr ska pas miq as kurr sdo te ket Jem popull i vetem kit luft !!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat