Vuçiq për Kosovën: Po luajmë shah pa mbretëreshë dhe topa

Lajme

Vuçiq për Kosovën: Po luajmë shah pa mbretëreshë dhe topa

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:13
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq  ka deklaruar se kur bëhet fjalë për Kosovën  siç tha ai ” ne luajmë një lojë shahu pa mbretëreshë dhe topa dhe tentojmë të nxirremi”

Ai për Radio Televizionin e Serbisë ka shtuar se është gati të dëgjojë kritikat, por është e rëndësishme të gjendet një zgjidhje kompromisi.

Kreu i shtetit serb theksoi poashtu se ditëve të fundit ishte i ekspozuar ndaj akuzave dhe fyerjeve të ndryshme por se ai po e bën punën e tij në mënyrë të drejtë dhe të përgjegjshme dhe se është e rëndësishme që njerëzit të dëgjojnë atë që dikush ofron para zgjedhjeve të Beogradit.

Numri një i Serbisë i tha RTS-së se kishte dëgjuar në 15 ditët e fundit se  ishte vrasës, kriminel dhe se kishte shtatë shtëpi, por sipas tij prona e familjes Vuçiq jo vetëm që nuk u rrit në pesë vitet e fundit, por u zvogëlua.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat