U mbajt një kamp trajnimi në kuadër të projektit “Qytetet digjitale”

Lajme

U mbajt një kamp trajnimi në kuadër të projektit “Qytetet digjitale”

Nga: Ardian Nrecaj Më: 23 shkurt 2018 Në ora: 19:09
Mal të Zi

Pas fillimit zyrtar të projektit ‘’Qytetet Digjitale’’ në Mal të Zi dhe pas një sërë takimesh dhe ngjarjesh në Mbretërinë e Bashkuar, përfaqësues nga industria digjitale, nga 21 deri më 23 Shkurt kanë pasur mundësinë që të bëhen pjesë e kampit intensiv të trajnimit në “Mokrin House”, qendra e parë dhe më e avancuar në rajon.

Gjatë qëndrimit tre-ditor në Mokrin, mbi 40 përfaqësues të industrisë digjitale nga rajoni, kanë pasur mundësinë që të punojnë intensivisht në temat më aktuale, me ekspertë të fushës të skenës digjitale ndërkombëtare. Një sërë leksionesh dhe workshop-esh kanë mbuluar temat më aktuale, siç janë sipërmarrja në kompanitë e shekullit 21, menaxhimi i produkteve digjitale, kultura e grupit, marketingu strategjik dhe zhvillimi i biznesit digjital, zhvillimi dhe gjetja e komuniteteve digjitale dhe mbajtja e transaksioneve në një rrjet kompjuterik. Gjithashtu, pjesëmarrësit që kanë filluar bashkëpunimin me partnerët nga Mbretëria e Bashkuar patën mundësinë të përgatiten për implementimin e projekteve të përbashkëta.

Kampi i trajnimit është hapur me fjalimin e Habib Leševi?, profesorit nga “Cass Business School” dhe “Royal College of Arts” në Londër, i cili mbajti një fjalim për sipërmarrjen në shekullin 21. Ligjërues si Lazar Džami?, përfaqësues i fakultetit për media dhe komunikime nga Beogradi; Yiuwin Tsang, përfaqësues i kompanisë “Disruptive Thinking” nga Mbretëria e Bashkuar, si dhe Jovana Toki?, përfaqësuese e studios “Autheos” nga Amsterdam-i, kanë ndarë njohuritë dhe përvojën e tyre dhe kanë mundësuar  që  nëpërmjet shembujve konkret të njihen me qasje të ndryshme të zgjidhjes së problemeve në punën e përditshme.

Larisa Halilovi?, drejtoreshë e British Council në Bosnje dhe Hercegovinë, gjithashtu edhe drejtoresha e projektit “Qytetet Digjitale”, u shpreh: “Jam shumë krenare për suksesin e deritanishëm të pjesëmarrësve të projektit. Mënyra me të cilën janë lidhur, kanë vendosur bashkëpunim dhe kanë ndarë përvojat e veta dhe njohuritë me njëri tjetrin është me të vërtetë inspiruese. Posaçërisht më gëzon fakti se njohuritë e marra do të mund t’i aplikojnë në praktikë në punën e tyre të përditshme dhe të kontribuojnë në forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve të Mbretërisë së Bashkuar me rajonin e Ballkanit Perëndimor. Këta të rinjë, me inovacionin dhe sipërmarrjet e tyre ndryshojnë botën në të cilën jetojmë dhe është kënaqësi të jesh lidhja ndërmjet tyre.’’

Projekti ‘’Qytetet Digjitale’’ ka për qëllim të ndërlidh qytetet e Mbretërisë së Bashkuar dhe të Ballkanit Perëndimor, me anë të industrisë digjitale dhe kreative. Me ndërlidhjen e profesionistëve të cilët punojnë në këtë sektor, me zhvillimin e aftësive të tyre dhe rrjetëzimin, projekti zhvillon forcimin e ekonomisë kreative dhe digjitale dhe ofron mundësi për bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar. Projekti ‘’Qytetet Digjitale’’ do të zgjatë deri në fund të muajit mars të vitit 2018, kurse konferenca finale në të cilën do të marrin pjesë të gjithë pjesëmarrësit, do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat