Presidenti Thaçi uron Dua Lipën për fitoren në BRIT Awards

Lajme

Presidenti Thaçi uron Dua Lipën për fitoren në BRIT Awards

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 13:13
Hashim Thaçi

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka uruar këngëtaren prishtinase me famë botërore, Dua Lipa me rastin e fitores së saj në dy kategori në BRIT Awards.

Dua Lipa mbrëmjen e kaluar fitoi dy çmime për angazhimin e saj si ”Artistja më e mirë e vitit” dhe ”Debutimi britanik i vitit”.

Ndërkaq për këtë triumf të Dua’s në BRIT Awards, Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se këngëtaret kosoare të cilat po tregojnë sukses të jashtëzakonshëm në botë, po e bëjnë Kosovën krenare me talentin e tyre dhe përkushtimin.

”Urime Dua Lipas për fitoren e dy çmimeve në BRIT Aëards. Ju po e bëni krenar gjithë Kosovën me talentin tuaj dhe përkushtimin. Ndërsa Kosova po feston në 2018-ën 10 vjetorin e Pavarësisë, është mjaft e qartë se do të kishim qenë një republikë shumë më e vogël pa gratë e mëdha që na përfaqësojnë në skenën globale”, përfundon Presidenti Thaçi

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat