Vuçiq ka një porosi për shqiptarët

Lajme

Vuçiq ka një porosi për shqiptarët

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 22:24
Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi sonte se ai nuk dëshiron të marrë pjesë në asgjë që do të çonte në luftë, por edhe propozimi me të cilin do të dalë përpara qytetarëve të Serbisë në lidhje me Kosovën sigurisht që nuk do të jetë “të dashur shqiptarë, ne ju japim gjithçka”.

“Unë patjetër do të dalë me propozimin, pasi nuk isha frikacak edhe kur zbatuam reformat fiskale, për të cilat mburremi, por edhe për lëvdatat tjera. Do të kem guxim të them se cili është propozimi. Nëse nuk do ta kishim, do të kishim ngrirë konfliktin”, shpjegoi ai.

Vuçiq, vuri në dukje se shtrohet pyetja nëse serbët për shkak të asaj se janë të zemëruar, për shkak të “agresionit” dhe bombardimeve, do t’i prenë vetes edhe një dorë në të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat