Lista Serbe nuk do të flasë për Demarkacionin para Asociacionit të Komunave Serbe

Lajme

Lista Serbe nuk do të flasë për Demarkacionin para Asociacionit të Komunave Serbe

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 10:57
Igor Simiq

Qeveria e Kosovës e ka hallin të kalimi i aneks-marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por votat e Listës Serbe ende nuk i ka siguruar.

Madje, këto vota mund të kushtëzohen me formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Se për Listën Serbe është prioritet Asociacioni e jo Demarkacioni e ka thënë edhe deputeti i kësaj partie, Igor Simiq.

“Për Listën Serbe prioritet është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë dhe jo çështja e ndarjes së Prishtinës me Malin e Zi”, ka thënë Simiq.

“Demarkacioni ka rëndësi për shqiptarët në Kosovë, por për serbët është më e rëndësishme të formohet Asociacioni i Komunave Serbe dhe të përmirësohet pozicioni i serbëve në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat