Rita nuk erdhi vetëm për të kënduar, ajo ofron mbështetje edhe për gratë e dhunuara gjatë luftës

Lajme

Rita nuk erdhi vetëm për të kënduar, ajo ofron mbështetje edhe për gratë e dhunuara gjatë luftës

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 20:09
Rita Ora

Rita Ora u ka thënë të mbijetuarave të dhunimeve të luftës së fundit në Kosovë se ajo është frymëzuar nga forca dhe rimëkëmbja e tyre.

“U ul në mesin e tyre. Ua mbajti dorën. I përqafoi. I ngushëlloi. Ju tha që e frymëzuan me forcën e tyre, me rimëkëmbjen, me përkushtimin për të ecur përpara”, ka shkruar Garentina Kraja në Facebook.

“Rita Ora me Feride Rushitin dhe Kadire Tahirajn duke e ofruar mbështetjen e saj për të mbijetuarat e dhunimeve të luftës së Kosovës sot në rezidencën e ambasadorit britanik, Ruairí O’Connell, me ftesën e Elida Elida në dhjetëvjetorin e pavarësisë së Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat