Rita Ora e emocionuar për ardhjen në Kosovë, ka një kërkesë të veçantë për shqiptarët

Lajme

Rita Ora e emocionuar për ardhjen në Kosovë, ka një kërkesë të veçantë për shqiptarët

Nga: G.B, N.E & A.ZH Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:47
Rita Ora gjatë konferencës për media në Prishtinë Rita Ora gjatë konferencës për media në Prishtinë

(E plotësuar) - Njerëzit nga vende të vogla si Kosova, mund t’i japin botës emra dhe vlera të mëdha, ka deklaruar në Prishtinë, këngëtarja me famë botërore, Rita Ora.

Gjatë një konference për gazetarë, pop ylli botëror, Rita Ora, ka thënë se ka një emocion të veçantë që do të këndojë në Prishtinë, në manifestimin qendror për 10-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

“Mund të ishim kudo në botë këtë ditë, por unë vendosa që të sjell gjithë ekipin tim këtu në Prishtinë që të ofrojmë shfaqjen më të mirë përgjithmonë”, ka theksuar Ora, e cila mesazhet e saj i ndërlidhte në dy gjuhë, atë shqipe dhe angleze.

Ajo ka thënë se ndihet krenare që i takon gjakut shqiptar dhe Kosovës, pavarësisht se jeton në njërin prej vendeve më të zhvilluara të botës, në Britaninë e Madhe.

“Në çdo intervistë e konferencë, nuk e fsheh, jam nga Kosova”, ka thënë Ora, duke premtuar se të gjithë adhuruesit e saj do t’i bëjë të ndihen të kënaqur me paraqitjen e saj në manifestimin qendror për 10-vjetorin e pavarësisë. Paraqitja e Rita Orës para publikut, pritet të bëhet rreth orës 22:00.

Rita Ora, tash 27 vjeçe, ka treguar se si ka nisur të merret me muzikën në moshën 21 vjeçe, me dëshirën që të bëj një ndikim të madh, marrë parasysh që prejardhjen e kishte nga një vend i vogël.

Mbi këtë bazë ajo edhe e dha porosinë për njerëzit e Kosovës.

“Ju e keni një mundësi për ta përfaqësuar veten tuaj në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend. Gjëja më e rëndësishme për mua është që të qëndrojmë të bashkuar dhe të jemi në gjendje që t’i ftojmë njerëzit në rrethin tonë, sepse sa më shumë që jemi, aq më të mëdhenj bëhemi. Kur për herë të parë kam dalë në një skenë, kam qenë një nga këngëtaret e hershme shqiptare".

"Tani kemi shumë talente të jashtëzakonshme që i kam parë në këto dy vitet e fundit dhe jam shumë mirënjohëse që kemi këngëtare shqiptare si Dua Lipa, Bebe Rexha, të cilat po e gjejnë dritën e tyre, vendin e tyre në muzikë. Sa më shumë prej nesh që na përfaqësojnë në këtë zhanër muzikor, aq më mirë është për vendin tonë, për shtetin tonë. Të kënaqemi, të qëndrojmë së bashku dhe ta përfaqësojmë shtetin e Kosovës”, ka thënë Ora.

Ajo nuk e ka përjashtuar as mundësinë, që pavarësisht agjendave të ngjeshura, një ditë para publikut në Kosovë mund të këndojnë së bashku tri këngëtaret më të famshme shqiptare sot në botë, Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

“S’i dihet, ndoshta, kurrë mos thuaj kurrë s’bëhet”, ka thënë Ora.

***

Këngëtarja shqiptare Rita Ora, në konferencën për media në Prishtinë, ka thënë se po të kishte mundësinë do të takonte të gjithë shqiptarët këtu.

Ajo ka thënë se dëshira e saj ishte që të mbante koncert këtu.

“Doja që të mbaja një koncert këtu dhe ta shihja Kosovën e vogël, por që është një vend shumë i bukur”, ka thënë Ora.

Ora ka dhënë edhe një mesazh për dhjetëvjetorin e pavarësisë.

“Gjëja më e rëndësishme është të qëndrojmë të bashkuar”.

“Sa më shumë që jemi më të mëdhenj bëhemi”.

Ajo u ka bërë thirrje të rinjve që ta përfaqësojnë veten në mënyrën se si ata duan të mbahen mend.

“Tani kemi shumë talentë të jashtëzakonshëm. Jam e lumtur që ka shqiptar si Dua Lipa dhe Bebe Rexha”.

***

Këngëtarja Rita Ora ka deklaruar se ndihet jashtëzakonisht mirë që sonte është në Kosovë, duke ka paralajmëruar se sonte do ta jetë njëri ndër koncertet më të mira të saj.

Ajo pati edhe një mesazh për të gjithë qytetarët në Kosovë, duke thënë se vetëm të bashkuar mund të arrijnë atë që duan.

“Ju e keni një mundësi në mënyrën se si dëshironi të mbaheni mend, dhe gjëra më e rëndësishme është që të jemi bashkë sepse vetëm ashtu mund të bëjmë shumë”, tha ajo.

Rita në një konferencë për media ka përmendur edhe vajzat tjera të suksesshme siç janë Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

***

Këngëtarja e njohur botërore me prejardhje shqiptare Rita Ora, është shprehur e emocionuar për ardhjen e saj në Kosovë.

Ajo në një konferencë për media, ka kërkuar nga shqiptarët që të jenë të bashkuar, shkruan Bota sot.

 ***

Këngëtarja Rita Ora, bashkë me Këshillin Organizativ për Shënimin e Dhjetëvjetorit të Pavarësisë, do të mbajë një konferencë për mediat vendore e ndërkombëtare, që këto ditë po qëndrojnë në Kosovë.

Këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, vetë ka shprehur gatishmërinë që të vijë të këndojë në Prishtinë, duke i bërë kështu një dhuratë Republikës së Kosovës në jubileun e madh, në dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Image

Performanca e këngëtares sonë me famë botërore do të shtrihet nga sheshi ”Skenderbeu”, përgjatë sheshit “Nënë Tereza”, deri te sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, më 17 shkurt 2018, në koncertin festiv që fillon në ora 20:00.

Me kërkesë të vetë Rita Orës, i gjithë koncerti festiv do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Rita Ora akomodohet në hotel

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka arritur në Kosovë. 

Pas Aeroportit ajo ka arritur në hotelin në kryeqytet ku do të qëndrojë, shkruan Bota sot.

Ajo ka përshëndetur fansat që kishin dalë për ta pritur.

Më poshtë ju sjellim foto nga vendi i ngjarjes.

Image
Image
Image
Image
Image

Ajo ka arritur në Aeroportin 'Adem Jashari', por nuk ka folur apra agzetarëve, përveç që ka hapur dritaren nga vetura, shkruan Bota sot.

E pyetur se si po ndihet, Ajo ka thënë se ndihet e lumtur.

Image

Image

Image

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është nisur për Kosovë.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e saj në Instagram, teksa shihet në avion, përcjell Bota sot.

Ajo ka thënë se është e gëzuar që do të jetë në Kosovë, për të performuar për 10 vjetorin e Pavarësisë.

Rita do të performojë në ora 22./BS/

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat