Veliaj uron Kosovën: Ditë reflektimi, e ardhmja jonë është përpara

Lajme

Veliaj uron Kosovën: Ditë reflektimi, e ardhmja jonë është përpara

Më: 17 shkurt 2018 Në ora: 10:19
Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj

Kryetari i Tiranës, Erjon Veliaj ka përcjellë urimet e tij për 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Në një videomesazh drejtuar të gjithë popullit të Kosovës, Veliaj thotë se kjo është një ditë për të reflektuar.

Ai tha se ka më shumë gjëra pozitive sesa problematike, ndërsa theksoi se Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara.

“Unë besoj që në total ka më shumë gjëra që na bashkojnë dhe rezultate pozitive sesa problematika. Për ato gjëra që nuk shkojnë ka ardhur koha të mobilizohemi jo vetëm të kritikojmë, po të shikojmë cfarë mund të bëjë secili prej nesh.

Unë mendoj se kjo është një ditë për të reflektuar sesa kemi arritur por edhe për të hapur imagjinatën sesa larg mund të shkojmë. Shqipëria dhe Kosova e kanë të ardhmen përpara dhe ditën më të mira janë përpara nesh kur ne bashkëpunojmë për të punuar për vendin tonë”, shprehet Veliaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat