Gjen zgjidhje çështja e demarkacionit në Kosovë!

Lajme

Gjen zgjidhje çështja e demarkacionit në Kosovë!

Më: 16 shkurt 2018 Në ora: 11:35
Ramush Haradinaj

Në njoftimin e publikuar në Facebook, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj iu ofron qytetarëve një lajm pozitiv me rastin e 10-vjetorit të pavarësisë: Po marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi!

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj publikon në Facebook një njoftim, ku thekson, gëzimin për një ujdi lidhur me demarkacionin. "Në këtë jubile të Pavarësisë së Kosovës, jam i lumtur që sot u arrit aneks-marrëveshja për ratifikimin, rishikimin dhe korrektimin e demarkacionit me Malin e Zi. Sot u vulos që sektorët në drejtim të Çakorrit dhe Zhlepit do të rishikohen dhe korrektohen."

Në një deklaratë të përbashkët të Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi dhe Presidentit të Republikës së Malit të Zi, Filip Vujanoviq, arrihet marrëveshja e nevojshme. Haradinaj e sheh këtë deklaratë si epilogun e një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë. "Me këtë po përfundojmë obligimin e fundit për liberalizim të vizave dhe po hapim një kapitull të ri në lirinë e lëvizjes për qytetarët tonë", shkruan Haradinaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat