Në 10-vjetorin e pavarësisë, Rusia vazhdon lobimin kundër Kosovës

Lajme

Në 10-vjetorin e pavarësisë, Rusia vazhdon lobimin kundër Kosovës

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 20:12
Flamuri i Kosoves

Rusia, është duke lobuar pareshtur në përpjekje për ta paraqitur Kosovën si ‘gjysmë shtet’, në arenën ndërkombëtare.

Marija Zakharova, zëdhënëse në Ministrinë e Jashtme e Rusisë, gjatë ditës ka lëshuar disa deklarata kundër Kosovës dhe aleatëve të saj, duke apostrofuar NATO-n, si faktor që ndau me forcë ish-Jugosllavinë.

Ministria e Jashtme e Rusisë, përmes rrjetit social Twitter, shkruan se ‘perspektiva e Kosovës është e paqartë dhe se pavarësia e saj është një ndarje e njëanshme’, dhe se NATO është duke shfrytëzuar kampin Bondsteel për ndikimin e saj në Ballkan.

Gjithashtu thuhet se ‘17 shkurti është 10 vjetori i shtetësisë së ashtuquajtur të Kosovës’.

“Kjo është arsyeja për të rishikuar nga afër rezultatin famëkeq të kursit të mbështetësve të Prishtinës për post- legjitimimin e agresionit të NATO-s në vitin 1999 dhe ndarjen me forcë të Jugosllavisë’, shkruan MJR-ja në Twitter.

“Ndarja e njëanshme në vitin 2008, në kundërshtim me parimet themelore të së drejtës ndërkombëtare, nuk e zgjidh çështjen e Kosovës, perspektivat e së cilës mbeten të paqarta. “Bamirësit” e Kosovës e kthyen atë në një vrimë të zezë me një status të diskutueshëm”, ka shkruar zyrtarja ruse.

“NATO përdori kaosin në Kosovë për të ngritur infrastrukturën në territorin e saj nën mbulesën e Rezolutës 1244 të KS të OKB-së, pra bazën ushtarake amerikane të Kampit Bondsteel, me qëllim të projektimit të ndikimit të aleancës në Ballkan dhe manipulimin e proceseve në rajon”, ka shkruar tutje zyrtarja ruse.

Ndërkohë, edhe mediet ruse, si ajo Sputnik, vazhdimisht publikojnë lajme të rreme për Kosovën.

Duhet përmendur se pas Serbisë, Rusia mbetet kundërshtari më i madh i pavarësisë së Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat