Gjermania kërkoi njohjen e Kosovës, Vulin Evropa s’na do!

Lajme

Gjermania kërkoi njohjen e Kosovës, Vulin Evropa s’na do!

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 17:24
Aleksandar Vulin

Ministri i Mbrotjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, i është kundërpërgjigjur ashpër deklaratave të ministrit të Jashtëm Gjerman, Zigmar Gabriel, i cili tha se Serbia nëse dëshiron që të anëtarësohet në Bashkimin Evropian, duhet që së pari të njoh pavarësinë e Kosovës.

Vulin duke komentuar këto deklarata gjatë ditës së sotme tha që sa herë që Gjermania ka folur pa pëlqimin e plotë të Evropës, dhe në emër të saj, gjërat kanë shkuar keq dhe botës i është shkaktuar vuajtje.

“Deklarata e Ministrit Gabriel e konfirmoi edhe një herë që Evropa në një mënyrë, nuk është e interesuar ta shoh përparimin e Serbisë, dhe faktin që Serbia është një shoqëri shumë e suksesshme dhe demokratike. Nëse anëtarësimi në Evropë do të varej nga këto vlera, ne do të ishim që moti pjesë e BE-së, por siç duket, nga ata po kërkohet vetëm një gjë, dhe ajo është njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe asgjë më shumë. Serbia nuk do ta njohë kurrë Pavarësinë e Kosovës, nuk do ta bëjë kurrë këtë me kushtin që të jetë pjesë e BE-së”, deklaroi Vulin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat