Ish-komandanti i UÇK-së flet për flamurin, zbulon foto të rrallë me komandant Drinin dhe Jakup Krasniqin

Lajme

Ish-komandanti i UÇK-së flet për flamurin, zbulon foto të rrallë me komandant Drinin dhe Jakup Krasniqin

Nga: A.Zh Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 13:42
Shefqet Buçaj, Musa Jashari, Naim Maloku, Ekrem Rexha-Drini, Jakup Krasniqi

Në kohën kur debati për flamurin shtetëror të Kosovës dhe atij kombëtar është aktual, edhe ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare Naim Maloku, ka zgjedhur të thotë disa fjalë.

Maloku, në llogarinë e tij në Facebook, ka publikuar një imazh të kohës së luftës, ku ai bashkë, me ushtarë tjerë të UÇK-së, shihen duke nderuar flamurin kombëtar në Divjakë, përcjell Bota sot.

Pos tij, aty shihen edhe komandant Drini dhe Jakup Krasniqi.

Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:

Nderim Flamurit Kombetar me 28.11.1998 ne manifestimin e organizuar nga Shtabi i Pergjitheshem i UÇK-s.

Divjake 28.11.1998

Nga e djathta: Shefqet Buçaj,Musa Jashari,Naim Maloku,Ekrem Rexha-Drini, Jakup Krasniqi..../BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat