Mundësi bashkëpunimi mes universiteteve të Kosovës dhe Iwoas

Lajme

Mundësi bashkëpunimi mes universiteteve të Kosovës dhe Iwoas

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:49
Shyqri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë vizitës së tij në Iowa të ShBA-ve

Shyqri Bytyqi, ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjatë vizitës së tij në Ioëa të ShBA-ve, ka vizituar dy universitete , State University dhe Drake University, ku me udhëheqës të këtyre universiteteve prestigjioze ka biseduar për bashkëpunimin e tyre me universitetet në Kosovë.

Përmes një komunikate për media nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, thuhet se gjatë kësaj vizite, ministri ka biseduar me prof. Curt Youngs për rezultatet e deritanishme të bashkëpunimit në fushën e bujqësisë, ndërsa gjatë takimit është biseduar edhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit, sidomos për mobilitete të ndërsjella. Ndërsa, gjatë vizitës në Drake University, i Bytyqi bisedoi me udhëheqës të këtij Universiteti për bashkëpunimin ndërkombëtar. Në këtë takim u bisedua për mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në shumë segmente, përfshirë edhe mobilitetet e profesorëve dhe studentëve, si dhe për projektin Teach in Kosova.

Në vazhdim të vizitës, ministri Bytyqi do të vizitojë edhe universitete të tjera të shtetit të Ioëas, për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe universiteteve në Kosovë. Në këtë takim, mori pjesë edhe studentja nga Kosova, Albulena Basha, e cila vijon studimet master në këtë Universitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat