Zbulohet arsyeja për të cilën ish-dhëndri e plagosi gjinekologun në sytë e vajzës

Lajme

Zbulohet arsyeja për të cilën ish-dhëndri e plagosi gjinekologun në sytë e vajzës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 16:19
Faton Fetiu

Faton Fetiu me prejardhje nga Gjakova, me nënshtetësi amerikane, dyshohet se plagosi me tre plumba vëllain e ish-gruas së tij, gjinekologun Premtin Gojani. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e të martës, pranë shtëpisë së mjekut kosovar, në lagjen Marigona, në prani të vajzës së viktimës.

Media ka mësuar se 64 vjeçari Fetiu prej vitesh është i ndarë nga motra e gjinekologut. Ata janë prindër të disa fëmijëve që po ashtu jetojnë në SHBA.

Derisa, gjinekologu që u qëllua të martën në mëngjes, para shtëpisë së tij në lagjen Marigona po i nënshtrohet operacioneve, Media ka mësuar se deri tek ngjarja ka ardhur për shkaqe të një borxhi që ka quar në mosmarrëveshje prej kohës mes viktimës dhe të dyshuarit. 

Sipas dëshmitarëve, i dyshuari fillimisht e ka qëlluar me elektro-shok viktimën, më pas ka nxjerrë armen dhe ka shkrepur tre plumbat, në prani të vajzës së gjinekologut.  

Premtim Gojani ka marrë plagë në kokë dhe brinjë, nga gjithsej tre plumba që i janë shkrepur.

Nga ana tjetër, 64 vjeçari që plagosi gjinekologun u vetë dorëzua me të qëlluar atë para shtëpisë. 

Policia e Kosovës në vendin e ngjarjes ka gjetur edhe një granatë dore e pashpërthyer, të cilën e kishte më vete i dyshuari. 

Granata është larguar nga njësiti i specializuar për deminim i policisë.

Po ashtu, PK ka njoftuar se në vendin e ngjarjes ka gjet dhe konfiskuar edhe armen e zjarrit me të cilin dyshohet të jetë përdorur gjatë plagosjes, një elektroshok, pesë gëzhoja dhe 2 fishekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat