Gruaja më e fuqishme në botë me çantë pesëfish më të lirë se gruaja e kryeministrit të Kosovës

Lajme

Gruaja më e fuqishme në botë me çantë pesëfish më të lirë se gruaja e kryeministrit të Kosovës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 11:38
Anita Haradinaj me cante 1.920 dollare

Çifti Haradinaj bashkërisht ditë më parë ishin pjesë e ceremonisë së organizuar nga Ambasada e Kosovës në Amerikë për 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Por gjatë kësaj vizite në Washington vëmendjen mori bashkëshortja e kryeministrit, e cila u fotografua me një çantë që mbante logon  firmës ‘Louis Vuitton’, shkruan Gazeta Metro.

Sipas çmimit zyrtar të vendosur nga kompania ‘Louiss Vuitton’, kjo çantë që mbante ajo kushtonte 1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit).

Çmimi i kësaj çante ngjalli reagime të shumta, gjë që bëri të reagojë edhe vetë bashkëshortja e Haradinajt duke mos treguar nëse çanta e saj ishte blerë në kompaninë e njohur, por duke reagur ashpër ’mos u merrni me çantat  e mia’.

Një krahasim i thjeshtë i bërë mes Anita Haradinajt dhe gruas më të fuqishme në botë, Angela Merkel, e cila krahas fuqisë që ka dhe pasurisë që posedon, del të jetë një ‘zonjë e thjeshtë’.

Angela Merkel si kancelare e shtetit pothuajse më të fortë në botë, posedon çanta të cilat janë edhe deri pesëfish më të lira se ajo e cila mban Anita Haradinaj.

Image
Çantë e kompanisë franceze Longchamps, çmimi origjinal 300 euro

Ndërsa bashkëshortja e kryeministrit të një prej shteteve më të varfëra në botë, nuk heziton të duket me çantë rreth 1600 euro dhe të kërkojë që të mos merren me të.

Image
1,920 dollarë (1563 euro, sipas kursit aktual të këmbimit)

Ndërkohë, rroga aktuale e Ramush Haradinajt si kryeministër është mbi 1400 euro, ndërsa në deklarimin e pasurisë Anita Haradinaj del se ka rrogë mujore prej 660 euro. Kryeministri madje kishte marrë vendim që rrogën ta rris deri në 2950 euro, por ky vendim është dërguar në Gjykatën Kushtetuese pasi Agjencia Kundër Korrupsionit e cilësoi si joligjor.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat