Takimi i Tahir Zemajt me Ramush Haradinajn dhe “lufta” me “togerin”, ky ishte njeriu kryesor për ekzekutimin e zhdukjen misterioze të....

Lajme

Takimi i Tahir Zemajt me Ramush Haradinajn dhe “lufta” me “togerin”, ky ishte njeriu kryesor për ekzekutimin e zhdukjen misterioze të....

Nga: P.R Më: 12 shkurt 2018 Në ora: 19:44
Ramush Haradinaj dhe Tahir Zemaj

Në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, njëra ndër ngjarjet që rrëfehet është edhe ajo për betejën e Loxhës.

“Kjo ka qenë beteja më ashpër deri atëherë me serbët (fjala për Betejën e Loxhës) dhe deri në luftën e Kosharës, nuk ka pasur ndonjë betejë tjetër më të sukseshme. Në analizë me shtabin dhe me të dërguarit e shtabeve lokale të fshatrave, ajo është konsideruar një fitore e rëndësishme, një shenjë e pjekurisë dhe forcës së njësive tona. Po ashtu edhe populli i Kukaxhinit vuri re, se si dhe sa mund të luftojë një forcë e organizuar, aty kemi fituar jo veç mbi forcat e armikut, por çka është shumë e rëndësishme, kemi fituar simpatinë e plotë të popullit”, shkruhet në libër, përcjellë “Bota sot”.

Sipas asaj që shkruhet në libër, Ramush Haradinaj i kishte kërkuar takim kolonel Tahir Zemajt.

“Me tetë korrik nga Isniqi kemi lëvizur për në Prapaqan. Aty brigada është vendosur në kazermë sipas vlersimit tim mund të organizohej mirë, kemi pasur problem me ujin e pijshëm, rrjedhimisht edhe me higjenën. Por terrenet e stërvitjes dhe të strehimit kanë qenë normale pë kushtet e luftës. Me datën dhjetë korrik në oborrin e kazermës ka ardhur Ramush Haradinaj me disa ushtarë, me ta ka qenë edhe “togeri”. Ata hynë të armatosur brenda oborrit të kazermës. Bashkë me Sali Çekun kemi qenë në një revistë të objektit, kur Haradinaj më ka kërkuar që të tuboheshin të gjithë ushtarët dhe eprorët. Kërkova arsyen e këtij tubimi. Haradinaj nuk dha asnjë shpjegim, veç filloi të shtinte me armë në ajër. Eprorët në ato çaste po mbanin mësim me ushtarët. Kam ndërprerë mësimin dhe kam kërkuar që ushtarët që vinin në pistë para flamurit dhe eprorët të rreshtoheshin para objektit. Haradinaj filloi të fliste para ushtarëve – thelbi i atyre fjalëve ka qenë se “eprorët tuaj janë të padëshirueshëm, jo vetëm në këtë objekt, por në të gjithë Rrafshin e Dukagjinit”. Na akuzoi se kishim nxitur urrejtje në popull, pastai na akuzoi si dorë e huaj. Në fund ka lëshur një ultimatum: “ Brenda 30 minutave duhet ta lëshoni objektin ! “”, thuhet në rrëfimin e Tahir Zemajt në libër.

 Zemaj, në libër përshkruan edhe në detaje momentin kur ushtarëve y kishte kërkuar ta lëshojnë objektin për të mos krijuar një konflikt të ri.

“Në konsultim me Shtabin Suprem kemi vendosur që ta lëshojmë  objektin, për t’iu shmangur me çdo kusht konfliktit, vëllavrasjes. Haradinaj bashkë me Rrustem Tetën filluan t’u flisnin prapë ushtarëve, të cilët me lot në sy po u luteshin që të bisedonin përsëri, të mos krijonin konflikte etj. Ne, të gjithë eprorët, u larguam dhe i lamë ushtarëve në kazermë. Kanë qenë me qindra ushtarë, ata që kemi pasur në fillim dhe të tjerë që na qenë bashkangjitur gjatë asaj kohe. Ushtarëve u kam premtuar se do të kthehemi shpejt dhe se ai problem do të zgjidhej. Në Isniq, vendosëm të shkonim në një takim me Shtabin e UÇK-së. Ndërkohë shumë njerëz na thoshin se kishim vepruar me urtësi dhe dinjitet, se kishim shmangur një ngjarje të ndyrë, ndoshta një gjakderdhje që nuk do të  harrohej lehtë. Në mbrëmje, vjen Rrustem Tetaj dhe më thotë që “Haradinaj është penduar për ato që ka bërë sot dhe kërkon që ne të takohemi sonte dhe të bisedojmë në Llukë””, shkruan në libër.

Zemaj, ka rrëfyer edhe takimin me Haradinajn, duke treguar edhe njeriun kryesor që ka ndikuar në ngatërresat dhe shpifjet kundër Zemajt.

“U nisëm për në Llukë, unë, Sali Çeku, Kemal Shaqiri, eprorët e brigadave, Shemsedin Çeku, Nazif Ramabaja dhe Shaban Dragaj. Në atë takim nga ana e tyre ka marrë pjesë Ramush Haradinaj, Sali Veseli, Faton Mehmetaj, një tjetër me pseudonime që nuk i njihja. Për Faton Mehmetajn do të ndalem pak më gjatë. Eshtë ky njeri që ka qenë bartësi kryesor i ngatërresave, i shpifjeve dhe propagandës më të zezë kundër nesh. Në këtë kryqëzatë të ndyrë është ndihmuar edhe nga Fitnete Ramosaj. Por për të mos mbetur veç në nivelin e fjalëve dhe të sharjeve, për Fatonin duhet thënë se është angazhuar edhe në ekzekutimin e njerëzve, në zhdukjen e tyre misterioze. Emri i Faton Mehmetajt lidhet me ngjarjet më të neveritshme gjatë luftës në Rrafshin e Dukagjinit”, rrëfen Zemaj në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, përcjellë “Bota sot”.

“Kemi biseduar për një kohë të gjatë dhe përfundimisht kemi rënë dakord në këto pika: 1. Të shfrytëzojmë bashkarisht objektin në Praraqan. 2. T’i angazhojmë eprorët në vijat e frontit për ndihmë të kualifikuar. 3. T’i dërgojmë disa eprorë, në ndihmë të komandave territoriale të fshatrave. 4. Të takohemi një herë në javë për referime, shkëmbime informacioni etj. 5. Të takohemi çdo ditë, në se kjo gjë është e domosdoshme nga situata në terren. 6. Të mos ndodhin më “ngatërresa” si ato që na kishin ndodhur deri atëherë. Në atë takim është biseduar edhe rrethë marrëveshjes së Oslos, rreth furnizimit, prapavijës, rreth mënyrës së përshëndetjes ushtarake etj. Ka pasur një “debat” rreth mënyrës së përshëndetjes. Ramushi dhe disa pranë tij kërkonin që të përshëndetej me grusht, gjë që unë nuk e kam lejuar. Ne do të përshëndesim siç pëshëndesin të gjitha ushtritë e vendeve Perëndimore, që ne shpresonim se do t’i kishim aleate në luftë, dhe jo si ushtria sovjetike apo simotrat e saj”, përfundon rëffimin e tij Tahir Zemaj në librin “Kështu foli Tahir Zemaj”, faqe 67- 69, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat