Arbana Xharra i përgjigjet Shpend Ahmetit: S’ka bir nane që e ndalë dashninë për flamurin e Kosovës

Lajme

Arbana Xharra i përgjigjet Shpend Ahmetit: S’ka bir nane që e ndalë dashninë për flamurin e Kosovës

Më: 11 shkurt 2018 Në ora: 09:47
Arbana Xharra dhe Shpend Ahmeti

Vendosja e flamurit të Kosovës te rrethi në Prishtinë tashmë ka marrë përmasa të një kërkese më tepër se sa të një individi. Idesë për vendosjen e flamurit të Kosovës te rrethi po I bashkohen edhe aktivistë politikë e të shoqërisë civile.

Së fundi ka reaguar edhe Arbana Xharra:

S’ka bir nane qe e ndale dashnine per flamurin e Kosoves, e vendoset apo jo te rrethi ne Prishtine. A dini pse?…Sepse per me ardhe ne kete dite qe sot te festojme te pavarur, kane rene, gra, burra, pleq e femije. Dashnia per flamurin e Kosoves nuk e zbeh vendin e veçante ne zemrat tona qe ka flamuri kombetar Kuq e Zi. Ne 10 vjetorin e pavaresise se Kosoves per te cilen u cu Amerike e Evrope ne kembe per me e largu Serbine nga kjo toke, e mijera ushtare tane qe e ofruan jeten e tyre, te gatshem per te mos e duruar padrejtesine, flamurin e Kosoves vetem Serbia e mohon. Ky eshte flamuri i Majlindes, flamuri i te gjithe sportisteve e artisteve qe e ngriten me krenari neper bote!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat