Borë e mjegull në Rrugën e Kombit

Lajme

Borë e mjegull në Rrugën e Kombit

Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 22:05
Rruga e Kombit

Reshjet e borës kanë përfshirë me intensitet edhe zonën veri-lindore. Në aksin Fushë-Dukagjin-Tuneli i Kalimashit të Rrugës së Kombit, trashësia e dëborës ka rritur në 5 centimetra.

Në rrugë janë vendosur pesë mjetë borëpastruese nga ana e kompanisë mirëmbajtesë të rrugës.

Qarkullimi vështirësohet edhe më shumë për shkak të pranisë së mjegullës.

Raportohet se rruga është e qarkullueshme, por drejtuesve të makinave u kërkohet që të tregojnë kujdes dhe të lëvizin me pajisje dimërore pasi pritet që reshjet të vijojnë edhe në orët e natës.

Vështirësi në qarkullim paraqitet edhe në akset dytësore në Qarkun e Kukësit, ku autoritetet bëjnë thirrje që të bëhet kujdes.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat