Pacolli shpërndan fotografinë e pa parë, kështu mbaheshin takimet e LDK-së në odën e tij

Lajme

Pacolli shpërndan fotografinë e pa parë, kështu mbaheshin takimet e LDK-së në odën e tij

Nga: Bota sot Më: 10 shkurt 2018 Në ora: 16:56
Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli

Zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli ka ndarë një fotografi të pa publikuar më parë në odën e tij.

Pacolli në rrjetin e tij personal “Facebook”, ka shpërndarë foton e vitit 1990, në të cilën mbaheshin takimet e rregullta të LDK-së në odën e tij.

Ai ka treguar se babai i tij ka   qenë mbështetësi fanatik i Ibrahim Rugovës.

Postimi i plotë:

 Dëshiroj të ndajë me ju diçka që nuk është publikuar më parë. Në vitin 1990, oda ime ishte një nga qendrat e lëvizjes Rugoviane. Përveç pajtimit të gjaqëve, aty u mbanin edhe takimet e rregullta të LDK-së, në atë kohë. Babai im i ndjerë ishte mbështetës fanatik i Ibrahim Rugovës. E kujtoj me mall këtë fotografi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat