Parakalimi i ekipit olimpik të Kosovës për herë të parë në stadiumin olimpik të PyeongChangut në Korenë e Jugut, po vlerësohet si një moment historik për Kosovën.
Ekipi olimpik i Kosovës ishte i 71-ti në listën e ekipeve që parakaluan në stadiumin olimpik të PyeongChangut, ndërkohë ne po ua sjellim nëpërmjet fotografive.
“Kënaqësi të shohësh flamurin e Kosovës duke "pushtuar" njërën nga ngjarjet më të mëdha botërore, atë të Lojërave Olimpike Dimërore #PyeongChang2018”, kanë shkruar përfaqësues të Komitetit Olimpik të Kosovës në facebook, ku edhe kanë postuar disa fotografi.
Në lojërat olimpike po merr pjesë edhe Shqipëria.