Bashkëshortja kujton aktorin Blerim Peci, këto janë fjalët prekëse të saj

Lajme

Bashkëshortja kujton aktorin Blerim Peci, këto janë fjalët prekëse të saj

Nga: G.B Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 11:48
Blerim Peci dhe Afërdita Sopjani

Janë bërë dy muaj që kur aktori i njohur Blerim Peci ndërroi jetë.

E sot e ka kujtuar bashkëshortja e tij Afërdita, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka kujtuar burrin e saj të ndjerë me fjalë prekëse, derisa thotë se sot ka hapur ekspozitën e dhembjes, derisa e kujton atë.

Postimi i plotë:

Dy muaj pat ty Beli  ????.....

Bel, sot, nën patronazhin tim po hap ekspozitën e dhimbjes.
Ekspozitë në galerinë e zemrës, orari i përhershëm.
Art klasik e modern i vuajtjes nga mungesa jote.

Të ftova në ekspozitë Bel, nuk erdhe, ngela vetëm, ikja jote nga kjo botë ma fali vetminë, po e ruaj si dhuratë nga ti.
Ti që shfaqesh në çdo ëndërr timen, personazh i ëndrrave të mija, nuk shfaqesh më në realitet edhe pse unë shoh imazhin tënd çdokund.

Po ekspozoj krijimtarinë dy mujore të plagëve që kur ike ti. Dromca kujtimesh po vë në pah.
Po ekpozoj fotografitë tua, po ekspozoj rrugët dhe momentet kur udhëtonim rrugëve të pafundme të lumturisë.
Ekspozitë dhimbjeje, duket ireale, por po ekspozoj realitetin e ëmbël të cilin ndër vite e jetuam.

Po ekspozoj sytë se ti ishe syri im, Bel.
Po ekspozoj zemrën se ti ishe zemra ime. Ishe vetë unë, isha ti.
Ishe gjysma ime tjetër, prandaj nuk arrij të pajtohem që nuk të kam.
Ballafaqimi me realitetin nuk ekziston për mua, për mua mbetesh i gjallë, përjetësisht i gjallë.

Të mbaj gjallë në kujtime, kujtimi yt jetoftë gjithmonë Beli im.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat